Durrësi nuk bindet: Dasma në kohë pandemie, gjobiten me nga 1 mln lekë 2 pronarë lokalesh

Edhe pse situata me Covid-19 në vend vijon të mbetetkritike, sërish nuk respektohen masat dhe portokollet e vendosura.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nëvijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllimparandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë AdministrativeManzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ,duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

''Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë'', informon policia.

Policia e Durrësit apelon për të gjithëadministratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së Covid-19.