Shkolla “Neim Babameto” gati në 26 nëntor, Rama: Shumë shpejt nis puna për ndërtimin e shtëpive

E shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” pritet të presë nxënësit një vit pas fatkeqësise natyrore. Kryemisnitri, Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ndërtimit ndërsa tha se shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shtëpive apo lagjeve të banimit.

Një vit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shkolla 9-vjeçare“Neim Babameto” në Durrës do të hap dyert për 1064 nxënës.

Kryeministri, Edi Rama, inspektoi kantierin e ndërtimit tëkësaj shkolle, nga ku deklaroi se shumë shpejt këto ambiente do të ofrojnëshërbim më të mirë për nxënësit dhe mësuesit, si dhe kapacitetet e shtuara do tëeleminojnë mësimin me dy turne.

Rama: Objektivi është që kjo shkollë këtu, që ishteshembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit, në 26 nëntorin qëvjen të hapë dyert e të jetë shembulli i transformimit të një krize të madhe nënjë mundësi për një transformim të madh. Kështu do të bëhet dhe me shtëpitë,kështu do bëhet dhe me banesat kolektive.

Rama foli edhe për rindërtimin e  shtëpive individuale, për të cilat pritet qëjavën që vjen të mbyllet kontrata e grupit të parë.

Rama: Javën që vjen mbyllet kontrata për fillimingrupit të parë, në gjithë territorin jashtë bashkisë së Tiranës që menaxhohetnga Fondi Shqiptar i zhvillimit. Njëkohësisht edhe Bashkia e Tiranës ka nisurbllokun e parë të shtëpive individuale dhe jemi shumë afër fillimit të punëvepër banesat kolektive. Në Durrës kemi disa banesa kolektive individuale, kemidhe një bllok masiv banimi me të gjitha shërbimet, me kopsht, me çerdhe, meshkollë, me qendër shëndetësore, me postë, me stacionin e policisë, me mjediserekreative, ambiente sportive në zonën e Spitallës, ku po punojmë ngushtësishtpër të fokusuar donacionin bujar të princit të Emirateve të Bashkuara dhe jamshumë besimplotë që në fillim të vjeshtës, aty do të jemi në kantier sepse popunohet sëbashku me studion emiratase për të gjithë detajimin e elementëve tëprojekt zbatimit.

Shumë shpejt pritet që në Laç të nisë puna për ndërtimin enjë lagjeve të reja në të cilat do të përfshihen të gjitha shërbimet.