Zhupa pyet Blendi Gonxhen: A ke marrë disa kategori patentash për 1 muaj pa bërë autoshkollë?

Partia Demokratike e akuzon Drejtorinë e Shërbimeve tëTransportit Rrugor në krye të së cilës është Blendi Gonxhe,  si ndër drejtoritë më të korruptuara. 

Zëdhënësesja e selisë blu, Ina Zhupa,  thotë se një fakt i tillë është pranuar edhe nga ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. 

Përmesnjë postimi në facebook sot, Zhupa i është drejtuar publikisht me disa pyetje drejtorit tëTransportit Rrugor, Blendi Gonxhes, të cilin e akuzon për korrupsion, konfliktinteresi dhe ryshfet.

Ajo e akuzon Gonxhen se ka marrë disa kategori të patentave për një muaj, pa shkuar asnjëherë në kurs dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë, vetëm duke qenë Drejtor.

Deklarata e plotë

Blendi Gonxhe është ndër tëparët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, ipakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tijështë ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si etillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janëmbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhenështë babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për tëpatur gjithçka, sa më shpëjt.

Kam sot disa pyetje publikepër Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, BlendiGonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjetshpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare tëthjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që epaguajnë me taksat e tyre:

- Nga data 11.05.2020 deri në16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pashkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?

- Nëse ke ndjekur një kurs,si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?

- Çfarë ngjyre kishte mjetime rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?

- A mos të duhen këtokategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti keshmeqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merrkategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakultetiqë futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve tëGonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndëshpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti...