Rriten tensionet: SHBA kap spiunin nga Singapori, mblidhte informacione për Kinën
Një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë se në SH.B.A, ka punuar si një agjent i Kinës.
Kjo mund të rrisë tensionin midis Uashingtonit dhePekinit.
Jun Wei Yeo ishte akuzuar për përdorimin e këshillave të tij në fushën e politikës në Amerikë si një front për të mbledhur informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë.
Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.
Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetinjug-perëndimor ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane të Kinësnë Houston.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po "vidhte" pronën intelektuale, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin upërgjigj duke thënë se masa e SHBA ishte e bazuar në "një hodgepodge tëgënjeshtrave anti-kineze".
''Jun Wei Yeo, i njohur gjithashtu si Dickson Yeo, u shpall fajtor në një gjykatë federale pasi kishte si një agjent i paligjshëm i qeverisë kineze në 2015-19'', tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA në një deklaratë.
Sipas dokumenteve gjyqësore ai ishte rekrutuar ngainteligjenca kineze në 2015 pasi dha një prezantim në Pekin.
Në atë kohë ai ishte një student i doktoraturës në njëuniversitet prestigjioz në Singapor.
Ai u arrestua ndërsa fluturoi për në SHBA në vitin2019.