Ultimatumi i Metës: Kush prek "5 qershorin" përfundon si Haxhi Qamili

Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh të qartëkryeministrit Rama, duke e lajmëruar se nëse kalon në Kuvend ndryshimetKushtetuese do ta pësojë si Haxhi Qamili. Kreu i Shtetit paralajmëroi se do tëmarrë masa të forta me qëllim monitorimin e procesit zgjedhor në vend për tëmos lejuar, siç tha ai, keqpërdorimin e institucioneve në favor të interesavepolitike.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka cilësuar të papranueshmendryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme.

Duke kujtuar revolucionin e Haxhi Qamilit, Presidenti i dërgoinjë mesazh të qartë kryeministrit Rama nëse ai do ti bëjë ato pa konsensus.

Meta: Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetutes, nga një parlament jo kushtetues  është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës, demokracisë dhe të ardhmen europiane. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia se Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë.

Unë nuk ndalojasnjëherë të çmendet dhe as të hidhet nga kati i 20. Unë kam të drejtë t'i themmos u hidh se vritesh. Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nukkontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili doli kundërperspektivës europiane të Shqipërisë, por të gjithë e dimë si përfundoi. Unëjua thash se kush është kontributi im deri tani. Kam dhënë një kontribut tërëndësishme  që opozita të tërhiqen nga kushti i qeverisë tranzitore dhetë pranonte të paktën këto standarde minimale, por kush prek 5 qershorin duhetta dijë se ka nuk ka vetëm 30 korrik, por dhe  31 korrik, 2 gusht dhe jetavazhdon, por aty ka një datë ku ndahen dy epokat.

Dhe pastaj nukka më rikthim në tryeze  nga ata që përmbysi tryeza dhe kërkim të tëdrejtave që i takojnë një pakice pasi ke dhënë shembullin më të poshtër dhe mëkriminal për interesat të pushtetit tënd je gati të përmbysë të ardhmen e njëvendi. Shpresoj të mos ecet në këtë drejtim.

Nga oborri i presidencës, Meta publikoi dhe ftesën në twittertë Ramës për të marrë pjesë në Këshillin Politik, Meta e quajti një përpjekjejoserioze atë.

Meta: Nuk ështëçështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohetpresidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara  si kyTëitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nësedikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht për të gjetur një dakordësi. Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirëpadyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij meinteresin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edheHaxhi Qamilit do i vinte turp. Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e kavendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë erëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjithaforcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale. Edhenëse.

Kreu i Shtetit lajmëroi senë zgjedhjet e ardhshme do të ketë një monitorim të fortë të procesit për tëmos lejuar ndikimin mbi institucionet.

Meta: Rolii presidentit është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në këtë situatë e cila katë bëjë me interes kaq të madh publik, mbarë kombëtar, për të cilin ekzistojnëshumë kushte nga partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë të domosdoshme për tëçelur negociatat me Bashkimin Europian. Duke qenë se për pak muaj do të shkojmëdrejt këtyre zgjedhjeve, është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjithamasat kushtetuese, ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente, për tëparandaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit, në mënyrë të veçantaatyre të pavarura, dhe atyre që u përkasin sigurisë kombëtare, në favor tëkujtdo.Do ketë shumë akte në këtë drejtim që do jenë shumë transparente, dhe doketë disa task forca që do të kontribuojnë për mbarëvajten e zgjedhjeve tëardhshme. Pra roli i presidentit do jetë si asnjëherë më parë sepse kushtet dhepresioni ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm për garantimin e standardeve mëtë mira në këto zgjedhje.

Në konferencën e përjavshme, Ilir Meta, e cilësoi si fitore të tij dhe qytetarëve që thirri në tubimin e 2 marsit tërheqjen e shumicës socialiste nga heqja e kompetencave të Kreut të Shtetit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me herët Kreu i Shtetit takoi Ambasadorët e vendeve të BE, si dhe kreun e PD-së Lulzim Bashën të cilin tha se e porositi të mos bjerë pre e provokimeve.

Lexo edhe: Betimi i anëtarëve të Kushtetueses, Meta: Tentativa e Kuvendit për të ndryshuar formulën, antikushtetuese

Meta tregon rolin që do ketë në zgjedhje: Shumë akte dhe disa task forca

Meta: Jam kundër diplomatëve që tallen me kushtetutën dhe kompetencat e mia

Meta, Ramës: Nëse do vij në Këshillin Politik por më fto zyrtarisht, jo me postime në Twitter

Ndryshimet kushtetuese? Meta: Ka vetëm një datë, 5 qershori. 30 korriku është për interesa personale

Meta: Ndryshimet e njëanshme të kushtetutës të papranueshme, përpjekje për të asgjesuar demokracinë

Meta përshëndet propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave: Deputetët pronë e qytetarëve, jo zara të kryetarëve

Meta akuza Kuvendit: Pabesisht, i hoqi të drejtën Presidentit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe prokurorëve të SPAK