Miratohet fondi i rindërtimit të pallateve në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak e Vorë
Miratohet fondi i rindërtimit të pallateve në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
Fondipër këtë rindërtim kap një vlerë prej 16 198 330 089 lekë pa TVSH dhe jepet ngaFondi Shqiptar i Zhvillimit.
Vendimiështë publikuar në Fletoren Zyrtare dhe futet në fuqi menjëherë.
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN ERINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT ESHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, shkronja “a”,pika 1, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Përpërballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019,të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor nëRepublikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetine vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit përRindërtimin, Këshilli i Ministrave
V EN D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, nëmasën 16 198 330 089 (gjashtëmbëdhjetë miliardë e njëqind e nëntëdhjetë e tetëmilionë e treqind e tridhjetë mijë e tetëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, ngaFondi Shqiptar i Zhvillimit, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa(pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar nëbashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
2. Përdorimin e fondit, të miratuar nëbuxhetin e vitit 2020, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në masën 3 239 666 018(tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind egjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për rindërtimin enjësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura përzhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë,Lezhë, Shijak dhe Vorë.
3. Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nëbuxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim tëbrendshëm” të programit 06210 “Programe zhvillimi“, i shtohet fondi prej 3 239666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind egjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) lekë pa TVSH.
4. Fondet e mbetura të papërdorura, paspërfundimit të procedurave të prokurimit në zbatim të këtij vendimi, kthehen nëzërin “Fondi për rindërtim”, të buxhetit të shtetit.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit përRindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Fondi Shqiptar iZhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohetnë “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA