Devoll, parandalohet konflikti fizik, prangoset 28-vjeçari

Parandalohet nga policia përshkallëzimi i mëtejshëm të një konflikti në Devoll.

Arrestohetnë flagrancë 28-vjeçari i cili theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dyshtetas të tjerë.

Procedohetpenalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

“Shërbimet e Komisariatit të PolicisëDevoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas pokonfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes kukanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën esigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, përnjë vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, nëbashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta pokonfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K.,20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.” – njofton policia.

Ndërhyrjanë kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëmtë konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimine procedimit penal ndaj vëllait të tij.