Të dënuar për prostitucion, vrasje dhe drogë, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave në Berat
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 4 personave në Berat, të cilët kanë qenë më parë të dënuar.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin eburimeve të pasurisë shtetasve:
D. Zh., banues Berat, i dënuar nga Gjykata e RrethitGjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethanarënduese”;
A. Zh., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata eRrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethanarënduese”;
B. H., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e RrethitGjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer nëbashkëpunim;
A. V., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e RrethitGjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.