Qytetarët shprehin interes për testet serologjike, por pak janë të informuar

Jo të gjithë qytetarëtkanë informacion për testet serologjike dhe se për çfarë kryehen ato. Ndërkohëtë informuarit shprehin dhe interes për kryerjen e kësaj analize, megjithëse ifrikson edhe çmimi që mund të ketë.

Çdo qytetar tashmë ka mundësi të kryejë analizat serologjikepër të kryer testet serologjike për të parë nëse ka qenë bartës ikoronavirusit, apo jo.

Por pavarësisht bujës së madhe në media, duket se qytetarët nuk janë të qartë ende se për çfarë shërbejnë testet serologjike.

"Nuk e di."

"Në të ardhmen, të shoh."

Por interes shprehin ata që kanë informacion për këtë lloj analize duke deklaruar se do e kryejnë për të parë nëse ka qenë i prekur më parë me koronavirus.

"Pse mos ta bëj?!"

"Patjetër, ta dise çfarë gjendje shëdetësore kam."

"Kur të kemi mundësi ekonomike do ta bëjmë."

Analizat serologjike janë analiza të cilat kryehen për të matur nivelin e antitrupave  anti-covid në gjak.

Është një test i cili tregon nëse qytetarët janë prekur apojo nga koronavirusi.

Kjo lloj analize do të përdoret për të bërë një vazhdim tëgjendjes andemike që ka kaluar vendi ynë, dhe për të përcaktuar ata qytetarët qëkanë krijuar antitrupa për të luftuar koronavirusin.

Do të jetë agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore ajo qëdo të miratojë testet që do të kryehen për qytetarët.