Koraqi: Covid-19 do të jetë prezent edhe gjatë dimrit, do të ketë rritje të infektuarve
Në një intervistë për Ora News, shefi ilaboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi tha se do të marrin miratim përteste serologjike vetëm ato klinika private që që plotësojnë kushtet.
Ai u shpreh se këto teste shërbejnë vetëm përzbuluar nëse e ke kaluar virusin dhe jo për të bërë diagnostikime.
AndiKoraqi: Tëgjitha klinikat private do të marrin miratim vetëm nëse plotësojnë kushtet përtestet serologjike. Duhet të kenë ambiente, personel mjekësor të trajnuar dhenivel biosigurie. Kostoja dhe çmimi do të varet nga klinikat private. Tani kakuptim aplikimi i testeve serologjike, sepse detektohet nëse e ke kaluar apovirusin. Në fillim të pandemisë e kishte kaluar një pakicë shumë e vogël. Që këtoteste të dalin pozitive, duhet së paku që të kalojnë 14 ditë.
Këto testei shërbejnë jo diagnostikimit, por nëse e kaluar virusin. Kjo nuk është detyrimi QSUT-së, por secili kush do ta dijë nëse e ka pasur virusin apo jo. Ky testnuk e përcakton kohën kur e ke kaluar sëmundjen.
Koqari komentoi vendimin e qeverisë përmbylljen e klubeve pas orë 20:00 dhe tha se është një vendim shumë i mirë isugjeruar nga Komiteti Teknik.
AndiKoraqi: Numri itë prekurve ka ardhur duke i rritur pas hapjes totale. Në mënyrë që të ulet paknumri dhe transmetueshmëri, mendoj se është një masë shumë e mirë. Hapja eklubeve dhe baret pas orës 8 është gjë shumë e mirë e ardhur si sugjerim ngaKomiteti Teknik.
Ndërsa referuar vaksinë, ai tha se periudha mëe afërt për prodhimin e saj do të jetë fundi i këtij viti ose viti i ardhshëm.
AndiKoraqi: Është shumëe vështirë për të thënë, por mendoj se periudha më e afërt do të jetë fundi i këtijviti ose viti i ardhshëm. Ky virus nuk pyet për moshën e gjininë. Kjo që pondodh tani nuk është valë e dytë, është vazhdimi i asaj të parët, por di të themqë kjo situatë do të vazhdojë, biles edhe gjatë dimrit ku Covid-19 do të jetëpjesë sikurse janë virozat stinore.
Për Koraqin, virusi do të përhapet edhe gjatëdimrit dhe sipas tij, do të ketë rritje të infektuarve.
AndiKoraqi: Mos respektimii rregulla ka bërë që virusi të përhapet. Është shumë e rëndësishme që tëmbahen maskat në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku nuk respektohetdistancimi fizik. Mbajtja e detyrueshme e maskave u bë si pasojë e mosrespektimit të masave nga njerëzit.
Mendoj senë periudhën e dimrit do të ketë një rritje të numrit të infektuarve. Kjo do tëvaret edhe nga respektimi i masave. Gjatë dimrit grumbullimet bëhen nëambientet e mbyllura dhe vetë transmetueshmëria do të rritet.