Ulen testet për Covid: 123 në spital, 81 raste të reja dhe 1 viktimë
Edhe pse më pak testime, në 24 orët e fundit janë shënuar 81 raste me Covid-19 në vend, ku vendin e parë e mban Tirana me 50 të prekur. Një 80-vjeçar ka humbur jetën, për shkak edhe të disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Situata në të dy spitalet Covid mbetet shqetësuese.
Këtë të hënë në vendin tonë janë kryer më pak testime për tëdyshuar me Covid se një ditë më parë, por numri i të prekurve vijon të mbetet injëjtë si një ditë më parë.
Nga 331 teste që u kryen një ditë më parë, këtë të hënë janëtestuar vetëm 267 qytetarë të dyshuar.
I njëjti numër pacientësh si një ditë më parë vijon të mbetetnë dy spitalet Covid, ku aktualisht po trajtohen 123 qytetarë, një situatë që përMinistrinë e Shëndetësisëparaqitet shqetësuese.
Fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacienti cili ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet ndroqi”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës që lamë pasnumri i të prekurve në 24 orë ka qenë në një trend rritje, mesatarisht 90 qytetarëtë prekur në një javë, gjithashtu me trend rritje paraqiten edhe rastet epacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.
Humbje jete - Në 24 orët e fundit, nuk e kafituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.
Të shtruar - Aktualisht në dy spitalet COVID, nëspitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Të infektuar - Gjatë 24 orëve të funditjanë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janëkonfirmuar 81 raste pozitive. Në total numërohen 4,171 të infektuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteveështë si vijon - 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste nëDurrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
Të shëruarit - Gjatë 24 orëve të funditjanë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që ngafillimi i epidemisë.
Apeli i ministrisë - Situata epidemiologjikevijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritjetë rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90raste. Një trend në rritje janë edhe rastetqë janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Tëgjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëseqytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për tëmbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distanciminsocial, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.
Ministriae Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin eqeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudonuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Çdo shkelje e këtij vendimi ështëi ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë ju informongjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
Ndalonhapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi tëkësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekëdhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Sipaskëtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimevetë çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për njëperiudhë gjashtë mujore.
COVID-19– Statistika (20 Korrik 2020)
Testimetotale 35705
Rastepozitive 4171
Rastetë shëruara 2352
RasteAktive 1706
Humbjejete 113 (Qarku Tiranë 58,Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1,Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 824
Durrës 210
Shkodër 199
Vlorë 101
Lezhë 87
Korçë 62
Kukës 50
Elbasan 48
Fier 42
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 19