Lezhë: Të rinjtë të orientuar drejt arsimit profesional, turizmi dega më e kërkuar
Në Lezhë, ka një interes në rritje për arsimin profesional, ku Hoteleri-Turizmi është dega më e kërkuar. Mundësia për të përfituar një profesion konkurrues në tregun e punës po tërheq edhe nxënësit e konsideruar të mirë, thonë drejtuesit e shkollës!
Arsimi i mesëm profesional shihet si zgjedhja e duhurpër ata që duan të përfitojnë një profesion dhe të jenë të gatshëm për tregun epunës!
Në Lezhë, interesimi i nxënësve të orientuar drejtshkollave profesionale është në rrritje, ndërsa regjistrimet do të vijojnë edhenë shtator.
''Numri i tyre ka arritur në 75, por sigurisht që do të rritet sepse ne do të regjistrojmë nxënës deri më 31 korrik, dhe do të rikthehemi përsëri në shtator, për ndonjë që ka mbetur pa u regjistruar për arsye të ndryshme.''
Drejtori i shkollës "Kolin Gjoka" BardhDedgjonaj, veçon faktin se vit pas viti drejt arsimit profesional po orientohennxënësit me rezultate të mira.
''Këtë vit numri i atyre që përfundojnë klasën e 9-të është më i ulët se në vitin e kaluar, por ne do të bëjmë të pamundurën që të rrisnim nurmin e nxënësve të rejgistruar. Po regjistrohen gjithnjë e më shumë nxënës me rezultate të larta, dhe shumë të larta nga e gjithë zona.''
Në shkollën profesionale në Lezhë ka 5 drejtime tëndryshme, por dega më e kërkuar është hoteleri turizmi
Nxënësit që ndjekin arsimin në këtë shkollë janë ngatë gjitha zonat veriore të Shqipërisë dhe me gjerë.