Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama dhe Basha duhet të shkonin bashkë në Prishtinë, përgjigje panshqiptare nëse kërkohet

Kosova po kalon momente delikate që pas aktakuzave të ngrituranga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK-së Veselidhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Kryeministri Rama ishte në Prishtinë para intervistimit të Thaçit në Hagë, ndërsa të hënën drejt Prishtinës do të udhëtojë kreu i opozitës Lulzim Basha që përkon me kthimin e Thaçit nga intervistimi katër ditor nga Prokuroria Speciale.

Publicisti dhe veprimtari i çështjes shqiptare Uk Lushi thotëse do të dëshironte që Tirana zyrtare të ishte e bashkuar dhe unison kur vjenfjala për çështje kombëtare.

Uk Lushi: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për shqiptatët jashtë territorit të saj, kur janë në pyetje interesat vitale shqiptare asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet krenar për angazhimin për to por duhet ta ndjejnë detyrim.Më pëlqen që liderët e Shqipërisë shkojnë në Prishtinë, është mirë që ka shkuar kryeministri Rama, është mirë jashtëzakonisht që shkon kreu i opozitës, por të jem i sinqertë dëshira ime do të kishte qenë që ata të kishin shkuar së bashku në Prishtinë dhe para se të shkonin në Prishtinë të unifikoheshin vetë në Tiranë.Para se të shkojnë një nga një dhe të takohen me liderët në Prishtinë, Basha, Rama dhe të gjithë liderët e tjerë institucionalë është mirë të ulen vetë bashkë dhe pastaj të shkonin bashkë pozitë dhe opozitë në Prishtinë, ose të kishin thirrur liderët e Kosovës në Tiranë.Janë sjellje meskine, vese meskine tonat që na përcjellin prej shumë kohësh. Fatkeqësisht liderët tanë janë marrë më shumë me politika të ditës sesa me strategji dhe vizione.

Në një intervistë për Rtv Ora, Lushi komentoi edhe fjalimin e Thaçit adresuar qytetarëve të Kosovës.

Lushi: Fjalimi i Presidentit refklektoi një të vërtetë për politikën, ku politika në demokraci varet prej koncepteve dhe jo personave. Duhet një mesazh uniteti dhe organizimi të ri. Aktakuza nuk është konfirmuar ende, të shohim si do reagojë gjykata.Duke marrë parasysh faktet që lufta çlirimtare e Kosovës ka kaluar nëpër tre filtra ndërkombëtarë deri tani, në drejtësinë e UNMIK-ut, Gjykatën e Hagës dhe EULEX  ka vend për indinjatë shumë të madhe në Kosovë dhe ndërshqiptarë.Shqiptarët kanë qenë ata që janë mbrojtur në vendin e tyre.

Si ish-luftëtae i UÇK-së, Lushi garanton se nuk ka asnjëluftëtar që ka thyer rregullat e luftës dhe të ketë bërë ndonjë krim.

Pavarësisht kësaj, nëse prokuroria dhe gjykata provojnë tëkundërtën, ai thotë se këta persona duhet të vuajnë dënimin si kushdo tjetër.

Lushi: Nuk kam shqetësime si të tjerë që do të ketë njolla për shtetin e Kosovës dhe popullin e Kosovës, lufta çlirimtare është luftë çlirimtare dhe nuk ka tjetër alternativë kur je i pushtuar. Garantoj se nuk ka ndonjë individ që mund të ketë thyer rregullat e luftës dhe të ketë bërë ndonjë krim. Nëse dëshmohet duhet të vuajnë dënimin si kushdo tjetër. Është e vërtetë që është një gjykatë raciste por nuk duhet të jetë shqetësimi jonë kryesor. Ne duhet të  shkojmë atje dhe të dëshmojmë  vërtetësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Nëse ka ndonjë person që ka bërë devijime që janë kriminale, këta persona duhet të dënohen.

Nga ana tjetër Lushi thotë se duhet bërë kujdes me procesetpolitike dhe arsyeja duhet të triumfojë mbi emocionet.

Kur shteti apo kombi është në momente kritike shqiptarëtduhet të bëhen bashkë thotë Lushi duke garantuar se se do të ketë një përgjigjepanshqiptare nëse paraqitet nevoja.

Lushi: Targetimi nuk është ashtu si do drejtësia, po targetohet udhëheqja e UÇK-së.Por në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm sepse po zhvillohet dhe një proces tjetër paralel që është procesi politik, nuk duhet të dështojmë asesi. Klasa politike dhe qytetarët nuk guxojnë të lejojnë që emocionet të dalin mbi arsyen. Duhet të sillemi me arsye shtetërore, Kosova është arritja më e madhe e shqiptarëve në shekullin e XX pas shpalljes së pavarësisë me 28 nëntor 1912 dhe duhet ta ruajmë dhe forcojmë. Kjo nuk bëhet pa kordinim pavarësisht pëlqimeve personale apo partiake, pavarësisht ideologjike, në momente kritike për shtetin dhe kombin shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Nëse ka nevojë për një përgjigje panshqiptare do të ketë një përgjigje panshqiptare. Shqiptarët nuk mund të shkelen më, nuk mund të bëhen budallenj për të paguar çmimet apo interesat e dikujt tjetër. Nuk kemi cënuar askënd, jemi ende të cënuar.

Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushi, përgatiti për online Besjana Kuçana