Vrasja e 35-vjeçarit rom në Gjirokastër: Burg për autorin dhe bashkëpunëtorin e tij
Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokaster kalënë në burg të akuzuarin për vrasje Paris Xhihanin, pasi nga provat materialete grumbulluara në vendngjarje si dhe nga videot e siguruara nga grupi hetimor,konfirmohet se ai ka qenë shkaktar i vdekjes së Gjergj Almasit dy ditë më parënë lagjen Zinxhira të Gjirokastrës.
Prokurori i çështjes Julijan Çafka, ka paraqiturprova te pakundërshtueshme të momentit të vrasjes në rrethana aksidentale të35-vjecarit Almasi nga ana e Xhihanit.
Megjithesë avokati i të pandehurve Shpetim Meçi, ka kërkuar një vendim më të lehtesuar, gjyqtarja e çeshtjes Blerta Çibuku ka dhënë masën ''Burg pa Afat'' per Xhihanin dhe për bashkëpunetorin e tij në këtë ngjarje Andon Ahmeti.
Ndërkohë, janë lënë me masën ''Detyrim Paraqitjeje'' dy adoleshentet, Niko Xhihani dhe Vasil Mehmeti për shkak të moshës minorene.
Lexo edhe: Vrasja e 35-vjeçarit rom u filmua, kamerat e sigurisë “zbardhin” krimin në Gjirokastër