“Galindo” loja virtuale që mund të çojë deri në vetëvrasje fëmijët 10 - 18 vjeç

Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që tëbëjnë kujdes nga një lojë virtuale që po qarkullon me emrin  “Jonathan Galindo” dhe që mund t'ju çojë derinë shkaktimin e vetëvrasjes.

Sipas hetimeve të policisë, personat më tëprekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhenë grupet më të prekshme të shoqërisë.

''Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike, Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale  prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet “Jonathan Galindo”. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”, njofton policia.

Si funksionon loja virtuale

“Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “CursedGoofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskëqeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdoruremrin "Jonathan Galindo" dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të“Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjetplatformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë njëlojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t'i kërcënojëse do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do tëpranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshmedhe si përfundim sfida e fundit mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Policia saqaron se pamja e përdorur nuk ështëpamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë ekësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm përqëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyrellogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën nëvitet 2012-2013.

Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është ipaidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen ngaplatforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Twitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë.

Apeli i policisë

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnëkujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dheveçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si:

Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “JonathanGalindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “MickyMouse” ose si qen;

•Marrin ose referohen në f57, f40 ose ImaWhale;

•Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të tëngrënit apo të gjumit;

•Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirëpjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore;

•Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin.

Deri më tani Njësia “C” për Hetimin e KrimeveKompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë nëRepublikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që besonapo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, tënjoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.