Drejt largimit nga Juve, Higuain ofertë të majme nga skuadra amerikane

Vazhdojnë sirenat e largimit për Gonzalo Higuainin, i cili ka marrë një tjetër ofertë të rëndësishme gjatë këtyre ditëve nga një klub i MLS-së.

Mesa duket, ajo është në të njëjtat shifra financiare sa rroga që ai fiton aktualisht në Torino.

Oferta është bërë nga klubi i Los Angelos, por për sulmuesin argjentinas kanë shfaqur interes edhe ekipe të tjera amerikane. Sidoqoftë, më konkretisht do të flitet pasi të ketë përfunduar emergjenca e Koronavirusit.

Bardhezinjtë kanë arritur një akord me sulmuesin për të përfunduar sezonin me ta dhe pastaj të largohet.

Ndërkohë që drejtori Paratiçi vazhdon të studiojë alternativat për ta zëvendësuar, mbetet gjithnjë aktual emri i Arkadiuz Milikut të Napolit, por edhe ai i Edin Dzekos së Romës. /RTK/