Vasili publikon dokumentin e marrëveshjes dhe bën thirrje: Votoni 5 qershorin, u bëtë gazi i botës
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim PetritVasili, ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që u miratuan ditën esotme (14 korrik), nga Komisioni i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka publikaurdokumentin e firmosur për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe i bën thirrje mazhorancëspër ta votuar atë në parlament, pasi po bëhen gazi i botës.
Vasili shprehet se pasi qeveria e izoloi Shqipërinë ngaEuropa me pandemine, tashmë do që ta izololojë politikisht dhe ekonomikisht.
Postimi i Vasilit në Facebook
''Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).
Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.
Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.
Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.
Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.
Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90'.
E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.
Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).''