Ndryshimet Kushtetuese, Presidenca: Distancohuni nga aventurierët. Rama: Marrëveshja do zbatohet

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do t'i konsiderojë antikushtetuese ndryshimet e kërkuara për sistemin. Zëdhënësi Tedi Blushi ka kujtuar edhe një herë se në kuvend janë vetëm 82 deputetë legjitim. Por në replikë me kreun e shtetit dhe opozitën, kryeministri Rama paralajmëron se akuzat rrezikojnë miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa thekson se parlamenti është sovran.

Vendimi i Këshillit të Legjislaturës për ndryshimin ekushtetutës ka vënë në lëvizje dhe presidencën. Përmes një postimi në Facebookzëdhënësi i kreut të shtetit ka theksuar se vetëm 82 deputetë në kuvend janëlegjitim, ndërsa bëri thirrje për të hequr dorë nga lëvizja që e quajti haxhiqamiliste.

Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptasantikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t'i jepet fund çdo marrëzie,fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja europiane e Shqipërisë ështëalternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë tëdistancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I kryeministritRama në Twitter. Për opozitën jashtë parlamentare ai ka theksuar se marrëveshjae 5 qershorit do të zbatohet por kujtoi se kjo s'do të thotë që sharjet eprovokimet nuk e rrezikojnë, ndërsa presidentit I kujton se kuvendi ështësovran për qëndrimin.

''Dhe hapja e listave për t'i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit... As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s'duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t'i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje!''

Në datën 23 korrik në seancë do të votohet drafti inënshkruar në Këshillin Politik, teksa në datën 30 pritet të kalojë në votimdhe propozimi për ndryshimin e kushtetutës.