Balla: PS po punon për marrëveshjen e 5 qershorit. Wadephul: Keqardhje që nuk është kodifikuar

Menjëherë pas deklaratës së Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Balla shkruan në Twitter se PS po punon fort për këtë marrëveshje dhe se PS meriton të lëvdohet për këtë proces.

Balla: Partia Socialiste është dukepunuar fort që të bëjë një marrëveshje win-win për të dyja opozitat. Nesër dota çojmë para marrëveshjen e 5 qershorit dhe do të plotësojmë më tej medemokratizimin e zgjedhjeve me hapjen e listave në mënyrë që njerëzit të zgjedhinpartitë dhe kandidatët. PS meriton të lëvdohet për këtë.

Ndërkohë, Ballës i është përgjigjur vetë Johann David Wadephul i cili shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit akoma nuk është kodifikuar.

Wadephul: Është për të ardhur keq që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi i reformës elektorale me konsensual ndërpartiak pa asnjë ndryshim dhe implementimi i saj, janë një çelës për rrugën e Shqipërisë ne BE. I nxis të gjitha palët, sidomos deputetët, që ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Përpara Shqipëria!