Gjyqi për fabrikën në Laprakë, Avokati Goxhaj: Agjencia e mjedisit pranoi se fabrika s'ka leje
GjykataAdministrative e shkallës së parë ka shtyrë seancën gjyqësore për padinë engritur nga banorët e laprakës kundër një fabrike të tullave. Sipas avokatit, nëgjyq agjencia e mjedisit pranoi që kompania ushtron aktivitetin pa lejemjedisore.
Gjykata administrative ka shtyrë seancën gjyqësorepër padinë e ngritur nga banorët e Laprakës kundër një fabrike të tullave, qëushtron aktivitetin në zonë.
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm banorët tëzonës, por dhe avokati Altin Goxhaj e ambientalisti Sazan Guri.
Sipas avokatit Goxhaj, në seancë agjencia emjedisit pranoi se fabrika e tullave ushtron aktivitetin pa lejen përkatëse.
Goxhaj:Qeveria shqiptare me anë të Agjencisë së mjedisit pranokaqë në Shqipëri paska një fabrikë brenda qytetit që ka 20 vite që punon pa lejemjedisore.
Ndërkohë Guri ka bërë apel ndaj qytetarëve përndërgjegjësim, ndërsa ka ftuar edhe trupën gjykuese që sipas tij janë vetëm 300metra larg fabrikës dhe mendojnë se zyrat me ajër të kondicionuar nukdepërtohet ndotja.
Vendimi për këtë proces është shtyrë nga gjykata përnë vjeshtë, kur pritet të rifillojnë seancat gjyqësore pas pushimeve të verës.
Banorët e zonës së Laprakës kanë denoncuarvazhdimisht ndotjen që shkakton fabrika, ndërsa kanë mbajtur dhe protestakundër ushtrimit të aktiviteti në zonën ku ata banojnë.