Digjen 3 hektarë pyll në Lezhë, dy vatra zjarri në Fier
Mbi3 hektarë pyjë janë djegur në Zejmen të Lezhës për fikjen e të cilit kërkohetndërhyrje nga ajri. Ndërkohë disa parcela ullishte u dogjën në Levan të Fierit.
Rreth 3 hektarë pyje me drurë e shkurre ështëshkrumbuar si pasojë e një zjarri të shfaqur që prej pasdites së të hënës dheqë vijon ende.
Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e forcavezjarrfikëse, ndaj lufta me flaket vijonme mjete rrethanore.
Shefi i Agjensisë së pyjeve Artan Palushi thotë sepër vënien e zjarrti nën kontroll kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Më herët dy vatra zjarri u shfaqën gjatë paraditesnë Kodrat e Levanit në Fier, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme meShkurre dhe Ullishte.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë vetëm me pompa dore emjete rrethanore, pasi mjetet nuk mund të arrijnë për shkak të terrenit tëvështirë.
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta ndërsa përhapjae tyre u favorizua nga era dhe temperaturat e larta.
Gjatë javëvë të fundit, në zonën e Levanit janëregjistruar disa raste zjarresh, ku një pjesë dyshohen të qëllimshëm.