Çobani: Ndryshimet kushtetuese të bëhen me referendum, kushtetuta jo pronë e klasës politike
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar nëKëshillin e Legjislacionit ndryshim të Kushtetutës, për t’i hapur rrugëndryshimit të sistemit. 140 deputetët, me këto ndryshime do të zgjidhen mesistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar.
Për gazetarin Genci Çobani, nuk është shqetësuesendryshimi i sistemeve zgjedhore, por mënyra se si preket kushtetutea sa herë qëka interesa nga klasa politike.
Në një lidhje përmes Skype për ''Ora News'', Çobanitha se kushtetuta është pronë e të gjithëve e miratuar me referendum, e nëse kandryshime të rëndësishme, duhet të bëhen po me referendum.
Genci Çobani: ''Ajo që më shqetëson nuk është ndryshimi i sistemeve, kalimi nga listat e hapura te listat e mbyllura, por ky sermafolizim i kushtetutës, nxjerrja e kushtetutës në semafor. Sa herë që kemi nevojë për ndryshim të sistemit zgjedhor, sa herë që ka interesa të klasës politike, preket kushtetua. Kushtetuta nuk është pronë e klasës politike, por e shqiptarëve. Kushtetua është pronë e të gjithëve, është miratuar me referendum dhe nëse ka ndryshime të rëndësishme të cilat prekin drejtpërdrejt të drejtën e votës, duhet të bëhen me referendum, asgjë tjetër. Nuk është nevoja për prekjen e kushtetuës sa herë që bëhen ndryshime të sistemit zgjedhor, mund të bëhet një ligj i veçantë.''
Intervistoi në studio Sebastian Zonja, përgatiti përonline Renato Çaushi.