PD dhe LSI: Rama po prish marrëveshjen e 5 qershorit, po nxit konflikt politik

Përmes një njoftimi për shtyp, opozita e bashkuardënon, sipas saj, tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5Qershorit për Reformën Zgjedhore. 

Sipas opozitës, Rama synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë.

“Opozitae Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.  Ky akt i paprecedentë prishkonsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanëstrategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmtonseriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit meBashkimin Evropian.”

Opozita shkruan se Ky veprim diabolik pokryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës sëtij nga zgjedhjet.

“Kyveprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhemotivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat eqytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhtuar nga kryeministri nëikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atëekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dheqeverisë së tij.”

Në njoftim thuhet se nuk ka ndodhur më parë qëtë ndryshohet kushtetuta dhe rregullat e lojës për garën elektorale pakonsensus, në mënyrë të njëanshme.

“Kurrëmë parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat elojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëvepjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokratiqë ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politiknë vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dheecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.”

Opozita shprehet se ka vënë në dijeni presidentine republikës dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë akt që acaron klimën politikenë vend.

“Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.”

Lexo edhe: Opozita tërhiqet nga pragu 5%, propozojnë 2% por kundërshtohet nga socialistët: Shumë i ulët