Lirohen mjekët që operuan vrasësin e biznesmenëve në Kurbin
Dymjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamajn, autorin edyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç janë lënë të lirë. Gjykata e apelit i kandryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ata uakuzuan për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Besim Lama dhe Viktor Marku, dy mjekët të cilët uarrestuan se mjekuan Eduart Lamajn, autorin e dyshuar te vrasjes së dyfishtë nëLaç janë liruar nga qelia.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado nëgjykatën e apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në"detyrim paraqitje" për dy mjekët.
Pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmesavokatëve të tyre, mësohet se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do tëkërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit tëçështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.
Mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku dyshohet semorën një shumë prej 10 mijë eurosh për të operuar Lamajn në një klinikëprivate pa e denoncuar, ndaj policia i vuri në prangat duke i ngritur akuzat“moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Por avokatët mbrojtës të mjekut ortoped nga Lezhadhe kirurgut të Spitait të Traumës pretendojnë se klientët e tyre nuk kishindijeni se ai ishte vrasës i dyshuar.
Ndërkohë, më herët mjeku Marku është shprehur seka qenë i detyruar që të ndërhynte pasi gjendja shëndetësore e te plagosuritishte e rëndë, e ndërsa Lama ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë, pasi nuk ështëspecialist i fushës.
Sipas avokatëve mbrojtës mjeku Lama referoirastin, nuk takoi Eduart Lamajn, ndërsa mjeku tjetër, Viktor Marku shpëtoijetë.
Eduart Lamaj akuzohet për ekzekutimin e biznesmenëvePaulin Gjergji dhe Bujar Likaj më 30 maj në një hotel të Kurbinit.
Për këtë ngjarje aktualisht në burg ndodhet EduartLamaj, dhe Ilir Xhepaj, një njeri me të shkruar kriminale, teksa në kërkimvijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola.