OFL u kërkon justifikimin e pasurisë katër të dënuarve në Kavajë dhe Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi këtë të hënë formularin përvetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 të shtetasve të dënuar për vepra të rëndapenale.

Bëhet fjalë për shtetasit:

-Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

-Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.