Rekord i frikshëm me koronavirus: 117 raste të reja dhe 2 të vdekur në një ditë
Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja meCovid. Në 24 orët e fudit janë regjistruar 117 raste pozitive me Covid-19 nga 585testime të kryera.
Ndërkohë kanë humbur jetën edhe dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik foli për njësituatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimittë saj.
Tomini: Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit
Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.
Ndërkohë situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet erënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualishtjanë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prejtyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për tëdyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 rastenë Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë,nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier,nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, UraVajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë meCOVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohetqytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbimedhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancësfizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhetdistanca.
Tomini: Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.
COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20