Aksidenti në Elbasan, drejtuesi i një prej mjeteve dërgohet në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë
Një prej drejtuesve të mjeteve tënjë aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, është nëgjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi me iniciale P.H., 45vjeç drejtues i mjetit Opel është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku mësohetse ka pësuar dëmtime në mushkëri.
Ai po udhëtonte në makinë mebashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Ndërsa njënga vajzat ka shfaqur probleme si pasojë e goditjes së fortë nga përplasja.
Edhe pasi i është nënshtruarskanerit mjekët kanë vendosur ta mbajnë në terapi intensive në Elbasan.
Aksidenti në aksin Elbasan Peqin - Njëaksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme (12 korrik) në aksinElbasan-Peqin pranë fshatit Përparim.
Dy makina tip “BMË” dhe “Opel” u përplasën me njëra tjetrën kunjëra përfundoi e përmbysur.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 3 prej tëcilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në aksin rrugorElbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmë” me drejtuesshtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, medrejtues shtetasin P.H., banues në Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosurdrejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetintip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut përjetën” – njoftoi policia.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë tëaksidentit ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrëfikëse.