Opozita jashtëparlamentare bojkoton zgjedhjet? Lami: Shqipëria vend i çudirave, mund të ndodhë

Vetëm pak ditë më parëkryeministri Rama bëri një kthesë surprizë sa i përket ndryshimeve në kodinzgjedhor.

Ai u shpreh pro hapjes së listavepor kundër koalicioneve parazgjedhore, një deklaratë e cila duket se kangjallur një reagim të ashpër nga opozita jashtëparlamentare por edhe ngafaktori ndërkombëtar.

Këta të fundit insistojnë dhe i bëjnëthirrje qeverisë shqiptare që t'i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit pa bërëasnjë ndryshim më tepër.

Për analistin Roland Lami, injorimiqë kryeministri po i bën opozitës jashtë Parlamentit do të çojë në një kod tëri zgjedhor të njëanshëm e cila nuk do t'i shërbente askujt.

I ftuar në RTV Ora, Lami thotë sepër opozitën jashtëparlamentare, këto janë pasoja të bojkotimit të Parlamentit.

Lami: Nuk mund të ndërtosh njëndryshim sistemi zgjedhor nëse ti nuk ke palën kundërshtare të përfshirë dhe tëdakordësuar. Çdo anashkalim që i bëhet palës kundërshtare është një reformë e njëanshmedhe nëse vijon në këtë linjë, nuk përbën asnjë ndryshim me një regjimtotalitar. Më duket kërcënuese për demokracinë nëse lejohet dhe nuk ka njërakordim zërash për këtë nismë që po merr qeveria. Opozita do të vuajë njëgabim që bëri për një agjendë të saj pasi mendoi se mund t'i dalë mirëpolitikisht braktisja e Parlamentit. Sot e kuptojmë që aty miratohen reforma qëprekin një pjesë të madhe të shoqërisë. Kemi faktorin ndërkombëtar që njehrolin që ka opozita jashtëparlamentare në lidhje me reformën zgjedhore. Inicioitakimin duke i dhënë rojen opozitës jashtë Parlamentit. U finalizua një dakordësinga opozita jashtëparlamentare dhe e një pjese brenda saj.

Nëse ti e çbën këtë marrëveshje, injoronopozitën jashtëparlamentare, dhe një pjesë të asaj brenda parlamentit dhezgjedh që të ndërtosh një marrëveshje të re në kundërshtim me atë që kanëpropozuar ndërkombëtarët dhe vjen një grup deputetësh që nuk dinë nga janë dhenga vijnë, kjo vetëm reformë nuk mund të jetë. Nëse do të dalim jashtë kësajaxhende, kë do të përfaqësojë ajo? Përfaqëson interesin e një grupi njerëzish qëjanë aty në Parlament të vetëquajtur opozitarë por që në kuptimin politik nuk edinë se kë kanë prapa. Kanë qenë aty thjesht për të plotësuar numrin e listave.Kemi një marrëveshje e njëanshme që bëhet vetëm me një qëllim, kërkon tëkufizojë koalicionet parazgjedhore të cilat janë pjesë e ligjit zgjedhor.

 I pyetur nëse opozita jashtëparlamentare mundtë bojkotojë zgjedhjet e ardhshme, Lami përgjigjet se kjo nuk është e pamundurpasi Shqipëria është vendi i çudirave.

Lami: Bojkotimi i opozitës jashtëparlamentaretë zgjedhjeve të ardhshme? Edhe mund të ndodhë se Shqipëria është vendi içudirave. Nuk e përjashtoj mundësinë që faktori ndërkombëtar për shkak tëlobeve dhe të një lloj neglizhence që mund të kenë ndaj si ndodhin zhvillimet nëShqipëri, edhe mund të nodhë por në kuptimin e cilësisë së demokracisë dherregullave që duhet të përcaktojnë garën elektorale, mua më duket një gjë epapranueshme dhe e paprecedentë. Por jemi vend që i kemi prodhuar dhe nuk e përjashtojqë të shkojmë në këtë skenar dhe faktori ndërkombëtar ta legjitimojë. Por mëduket çudi pasi janë ndërkombëtarët që kanë njohur opozitën jashtëparlamentarepër të qenë pjesë e reformës zgjedhore.

Intervista në studio me gazetarinXhoi Malësia, përgatiti për online Endi Mullaj