Nëntë vjet pa Dom Simon Jubanin

Sot 9 vjet më parë u largua nga kjo jetë, njeriu që nuk bëri kurrë komromis me të keqen. Njeriu që i qëndroj stoik besimit në Zot, për Fe e Atdhe! Njeriut që i'a përlasi kujtdo në sy pa u tundue për "naltësinë" e tij.

Libri i tij "Burgjet e mija" as gjindet në libraritë, as ja shtyp kush, as ja promovon kush. Një libër qe në çdo faqe të ban me t'ra lotët në libër për çka tregon Dom Simon Jubani.

Jo na duhet vazhdimsia e Realizmit Socialist, të ngarkuem tash në demo(n)kraci edhe me tituj si njerëz që kanë vuejt e kanë shemb diktaturën duke ju dhanë dhe dekorata ma e naltë "Flamuri Kombëtar", bash për rrëzimin e komunizmit.

Ndoshta shqiptarët dhe Kisha Katolike në Shkodër e meritojnë sot këtë tallje , pasi pikërisht sipas formulimit zyrtar të Tiranës po i presin këta heronjë me tapet të kuq, jo për t'i çue në dhomën e rrëfimit, por për ti "dekorue" si Tirana zyrtare.