Raporti i Moody, Tabaku: Qeveria shqiptare pengesë për zhvillimin ekonomik
Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ushpreh se qeveria shqiptare me kryeministrin Rama kërkon të çojë vendin në njëkrizë të thellë.
Duke iu referuar një raporti tëpublikuar nga Moody, ku evidentohen risqet e larta të ekonomisë, Tabaku thotëse ata kanë krijuar një sistem për të vjedhur paratë nga xhepi i shqiptarëve.
Deklarata e plotë:
Institucionetfinanciare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisëshqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizëssë thellë ekonomike në Shqipëri.
Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohetse është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit.Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesae vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartëdhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.
Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicëssë shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhebiznesit.
Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuanvendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duanndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.
Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatëkarantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda mebiznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.
Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverienë ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshmedhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni ështëzgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do tëçlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!