Futboll për femrat, Vllaznia shpallet kampione Shqipërie

Skuadra e femrave të Vllaznisë u shpall kampione e Shqipërisë ditën e sotme (11 korrik) teksa fitoi një përballje me skuadrën kryeqytetase.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.