Balliu për Milot-Fier: 15 euro për të kaluar rrugën, ku i çon mushka këta?!

Koncesioni i ripër ndërtimin e autostradës Milot-Fier për opozitën është korrupsionimë i madh i qeverisë Rama, pasi sipas saj vlera e nvestimit është 11herë më e lartë nga realja.

Nga ana tjetër, demokratët kundërshtojnë edhe tarifën evendosur për kalimin e saj.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, në Rtv Ora thotë se ështëe prapranueshme të taksosh një rrugë në euro dhe në atë vlerë në një kohë kurshteti shqiptar rrogat i jep me lekë shqiptare dhe rroga minimale në Shqipëri është21 mijë lekë të reja.

Balliu: Dolën tani me rrugën Milot-Fier që i bie 14-15 euro për të kaluar një herë rrugën. Kush janë këta që taksojnë me euro dhe rrogat i japin me lekë shqiptare? Rroga minimale në Shqipëri është 210 mijë lekë, po të shkosh përditë te ajo rruga i bie përafërsisht 600 mijë lekë. Ku i çon mushka këta? Nuk kanë interes të rrisin as infrastrukturën, as turizmin, kanë interesin për të vjedhur.

Balliu thekson se kjo qeveri ka zullume të mëdha mbishpatulla dhe këtu i referohet raporteve të KLSH.

Balliu: Alternativa e PD dhe koalicioni më i madh në histori e ka trembur dhe terrorizuar Edi Ramën për dy arsye. E para se i humb pushteti, por më kryesorja është ajo që do të ndodhë me njerëzit që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin drejtësinë që kanë kërkuar. Kemi 8 vjet, janë vjedhur 7 mld euro sipas KLSH dhe nuk kemi një të arrestuar.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana