Rama për Srebrenicën: Revizionizmi keqdashës i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime

"Shkrimi i historisë meqëllim të keq mund të çojë në të njëjtat gabime". Këtë mesazh përçoikryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së në 25 vjetorin e masakrëssë Srebrenicës.

Rama vlerëson se nuk janënxjerrë mësime nga këto "gabime", pasi "krime po bëhenpërsëri".

Atë se çfarë ka ndodhur nëSrebrenicës në 1995 ku njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burramyslimanë, shefi i qeverisë shqiptare e lidh edhe me luftën në Kosovë disa vitemë vonë, por pavarësisht kësaj ende askush nuk është vënë përpara drejtësisë.

Rama: Shkalla dhe egërsia e këtijgjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite mëvonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofrojngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimine keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhenpërsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi nëSrebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë edhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi seSrebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati njëkonflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanëkryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nukmësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë.

Ishte data 11 korrik 1995, ora 4:15 e mëngjesit, kur forcatushtarake serbo-boshnjake do të nënshtronin rreth 45 mijë banorët e një baze nëSrebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës.

Në zonëne mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, 30 mijë gra dhe fëmijë u dëbuan brenda dyditëve, me mijëra gra e vajza boshnjake të rëna pre e përdhunimeve.

Nga 15mijë meshkuj të besimit mysliman që tentuan të largohen me këmbë mes pyjeve përt’i shpëtuar ushtarëve, vetëm 3 mijë prej tyre arritën t’i mbijetojnë kurthittë ngritur, ndërsa 8 mijë të tjerë vijojnë edhe sot të gjenden mes varrevemasive të gërmuara kudo në vend.

25-vjetorii ngjarjes u kujtua të shtunën me një seri aktivitetesh, megjithëse tëkufizuara në pjesëmarrje në kushtet aktuale të pandemisë.

Spastrimi etnik i viteve ’90 i realizuar ndaj komunitetitmysliman nga forcat serboboshnjake u realizua me synimin e krijimit të Serbisësë Madhe, plan territorial që kishte përkrahjen edhe të presidentit aktual tëSerbisë, Aleksandër Vuçiç, atëkohë politikan i ri në radhët e radikalëve.

Ngjarjaedhe sot vijon të refuzohet si gjenocid nga autoritetet e Republikës Serbendërsa sondazhet tregojnë se mendimin kundër e ndajnë edhe shumica e popullitserb të Bosnjës.