Balliu: Pse Rama nuk padit Boltonin për shpifje? Shkëmbimi i territoreve një biznes prej 10 miliard dollarësh
Pas aktakuzës së ngritur nga prokuroria e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë vizitës në Prishtinë tërheqjen e padisë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të bërë disa muaj më parë.
Por kjo nuk mbylli sërish debatin mbi planin e shkëmbimeve tëterritoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ish-këshilltaripër Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në kundërpërgjigjendaj deklaratës së emisarit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, se shkëmbimii territorit mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë ideja e tij, Bolton tha se propozimipër territoret ishte ide e Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë,përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, pavarësisht se ai nuk ipërmendi në emër.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se Boltonkonfirmoi se ajo çfarë ka pretenduar Haradinaj rezultoi e vërtetë dhe nëintervistën për Rtv Ora ai ngre pyetjen se pse Rama nuk padit Bolton përshpifje.
Klevis Balliu: Shqipëria dita-ditës largohet nga BE dhe SHBA për tu futur në krahët e Vuçiç. Edi Rama e hodhi në gjyq Haradinaj për shpifje se i tha se je pjesë për shitjen e territoreve, pse nuk e hedh Boltonin në gjyq? Padinë e tërhoqi nga Haradinaj, po Boltonin pse nuk e hedh në gjyq për shpifje? Sepse aty nuk ka shpifje, është e vërteta. Ishte siç tha Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, një biznes prej 10 miliard dollarësh.Diçka të tillë e konfirmoi Bolton.
Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana