SPAK e GJKKO në"karantinë" nga Covid, të hënën vendimi për pezullimin e gjykimeve

Gjykata e PosaçmeAntikorrupsion dhe SPAK mund të pezullojnë përkohësisht punën për shkak tësituatës anti-Covid.

Kjo për shkak të rastevepozitive me Covid në këto dy institucione, të cilat janë në një godinë. Vendimido të merret ditën e hënë nga drejtuesit e institucioneve për vijimësinë e punës. 

Prej dy ditësh e gjithëadministrata e këtyre institucioneve po i nënshtrohet kryerjes së testimeve përtë evidentuar rastet e prekura.

Por situata bëhet më evështirë edhe për faktin se për shkak të rikostruksionit që po pëson godina e SPAKdhe GJKKO ndodhen në të njëjtin ambient me zyra të vogla ku qëndrojnë 3 apo 4persona. 

Ky shqetësim u trajtua pakjavë me parë edhe nga kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili kërkoi të përfundojnepunimet që po kryhen në ambientet e rikostruktuara.

Kjo është hera e dytë qëpunonjësit e dy institucioneve i nënshtrohen testimeve.

Më herët në muajin prill pasrasteve me Covid te të paraburgosurit testet e kërkuara nga vetë drejtuesitinstitucioneve për punonjesit rezultuan negative, ndërsa tashmë mësohet se janëevidentuar disa raste me Covid që është me pasoja për këtë isntitucion.

Në hyrje të institucionitështë vendosur një tunel dezifektimi, ndërsa prej katër muajsh seancatzhvillohen pa praninë e mediave, vetëm në praninë e avokatëve dhe prokurorëvetë pajisur me maska.