Tragjike, vendosja e shenjës së barazimit mes kasapit dhe viktimës
25 vjet me pare, paramilitare serbe bashke me mercenare greke dhe ruse, nen udheheqjen e Radko Mlladiq, masakruan mbi 8000 boshnjake te pambrojtur.Ne 2017, Mlladiq u gjykua per genocid e krime lufte dhe u denua nga Gjykata e Hages me burgim te perjetshem.
Po kjo Gjykate ka akuzuat njeri pas tjetrit edhe udheheqesit e UCK per te njejtat krime si Mlladiq. Jane shume pak kombe ne bote qe nuk kane luftuar asnjehere ne historine njerezore, per te pushtuar territore apo per te marre me te padrejte cka nuk eshte e tyre.
Dhe jo se nuk kane ditur te luftojne! Kete e kane treguar qarte,kur te tjeret u kane rene ne qafe. Ne jemi nje nga keta pak kombe.
Te çosh ne te njejten banke te akuzuarish kasapin Mlladiq dhe shqiptaret qe luftuan ne token e tyre, per te mbrojtur njerezit e tyre nga masakra si ajo e Srebrenices, eshte sa tragjike po aq qesharake.
Tragjike, sepse po vendoset shenja e barazimit mes kasapit dhe viktimes.
Qesharake, sepse nuk zihet kurre dielli me shoshe.
Shqiptaret jane nje nga keta kombe.