Kanotazhi dhe sportet e ujit rikthehen në Pogradec
Sportet e ujit një traditë e humbur, synohet të rikthehen në liqenin e Pogradecit dhe të vihen në funksion të turizmit. Një grup të rinjsh po zhvillojnë sportin e kanotazhit.
Kjo ishte pamja e liqenit të Pogradecit këtë tështunë, ku sportet e ujit mungojnë prej vitesh.
Aty po merr jetë një përpjekje për zhvillimin esportit të kanotazhit që vitet e fundit ka shtuar numrin e atyre që e praktikojnëkryesisht mes të rinjve.
Si qytet buzë liqenit që i plotëson të gjitha kushtetpër zhvillimin e kanotazhit, Pogradeci ka pasur një ekip vite më parë, por qësot nuk ekziston më.
Ndaj planet janë për ta ringritur.
Synimi është nxitja e të rinjve që të merren mesport dhe nga ana tjetër tërheqja e turistëve në këtë sezon të vështirë mespandemisë.
Aktivitete të kësaj natyre pritet pritet që të shoqërojnë Pogradecin përgjatë sezonit veror.


