Balliu: Rama i "puthi këmbët" Lulzim Bashës për ta bërë President, por s'ka pazar

Mazhoranca dhe opozita politike janë përfshirë  në një debat pas pozicionimit të PS-së prohapjes së listave duke u kthyer edhe njëherë në pikën ku ishin para firmosjes sëmarrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Ish-deputeti, Klevis Balliu, thotë se Rama është në paniknga frika e humbjes së zgjedhjeve  dhe poluan gurët e fundit që ka në dorë për të vjedhur sistemin zgjedhor.

Pjesë të kësaj loje e cilëson edhe ofertën ndaj Lulzim Bashëspër heqjen e koalicioneve me kushtin që Basha të jetë kryeministër dhe ai president.

Klevis Balliu: Rama ka urrejtje për zgjedhjet e ka vërtetuar gjatë gjithë kohës që ka qenë në qeveri, qoftë në Shqipëri dhe partinë e tij, që kur ka shkelur në atë parti nuk ka pasur më zgjedhje.Përpëlitjet e fundit të Ramës e kanë çuar atë në një marrëzi për të shkatërruar Kushtetutën, koalicionet dhe gjithë sistemin zgjedhor. Ka një mirëkutim mbarëkombëtar që ky njeri është kthyer në një rrezik për shtetin shqiptar.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë kuptuar që nuk kanë asnjë shans të fitojnë zgjedhjet, jo të marrin një mandat të tretë por jalla të marrin tre mandate. Nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të vjedhë sistemin zgjedhor që të shpëtojë kokën e tij. Ai luan për kokën e tij.

Ofertat dhe lëpirjet ndaj Lulzim Bashës që u gjunjëzua para tij duke i puthur këmbët për ta bërë Edi Ramën President do të thotë në fakt që më shpëto nga burgu. Por nuk ka marrëveshje dhe pazare në kurriz të shqiptarëe.Krimet që i ka bërë Edi Rama këtij vendi në 8 vite do të jetë shumë e vështirë për ti zhbërë. Do të duhet një punë shumë e madhe nga qeveria e re e PD që do të vijë së shpejti për të rikthyer normalitetin në Shqipëri dhe ekonominë e vendit.

Sipas Balliut,  Ramaka hallin e të ardhmes së tij.

Klevis Balliu: Ky njeri ka hallin e të ardhmes së tij që do të jetë në gjykatë dhe jo në Presidencë. Nuk ka asnjë lojë që mund të krijojë Edi Rama që do të mund ti rezistojë zjarrit të rrotacionit politik që është i pashmangshëm.

Në intervistën për Rtv Ora, ish-deputeti demokrat pranon sedakordësia e 5 qershorit nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij  ndal Edi Ramën të numërojë votat vetë si në 30qershor apo të shtojë votat të pakuptimta të njerëzve që nuk ekzistonin siç kandodhur në shumë fshatra  ku ishin 100banorë dhe dilnin 300 vota.

Klevis Balliu: Me identifikiminn biometrik kjo ju ndalua. I gjendur me shpatulla pas muri shpik këtë historinë e listave të hapura apo të mbyllura të cilën  PD e ka bërë dhe po e bën. Nuk ka lista më të hapura sesa të marrësh propozimet për deputetë nga anëtrësia e PD. Pse nuk e merr një masë të tillë në partinë e vet? Ai ka lidhje vetëm me vjedhjen, jo  zgjedhjet. Ky do të sponsorizojë sot disa partiçka  të vogla që duan të krijohen 6-7 muaj para zgjedhjeve.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana