Nis dhënia e granteve për tërmetin, Rama në Durrës: Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët
Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në bashkinë e Durrësit. Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit Edi Rama në një takim të zhvilluar me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kryebashiaken dhe prefektin e Durrësit. Gjithashtu Kryeministri inspektoi punimet në një shkollë të prekur nga tërmeti në qytetin e Durrësit, e cila është në proces rindërtimi nga themelet.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministrinpër Rindërtimin Arben Ahmetaj, kryebashiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dheprefektin e Durrësit.
Rama bëri me dije se ka nisur dhënia e granteve përrikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në këtë bashki.
7449 familje do të përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat egranteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
Rama: Janë 25 milionë dollarë që do shpërndahen në dorë për të gjitha familjet që kanë të domosdoshme të përmbyllin riparimet në banesat, ku dëmet janë të konsiderueshme.Ka filluar puna konkrete për shtëpitë individuale. Gara ka përfunduar. Janë lidhur marrëveshjet për lotet e para dhe shumë shpejt do të jemi në terren. Fillimi i vjeshtës do jetë dhe fillimi i hapjes së dyerve për banesat individuale. Për banesat kolektive do duhet pak më shumë durim nga të gjithë, por ajo që të gjithë duhet të dinë është se ne nuk po i lëmë asgjë mangët këtij procesi.
Gjatë fjalës së tij ai tha se për këtë ditë ka insistuarshumë, madje shumë herë duke i ngritur edhe zërin Kryebashkiakes.
Ndërkohë Rama inspektoi shkollën “Shaqe Mazreku” në qytetine Durrësit e cila gjithashtu u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Ramës kjo shkollë është një nga 19 shembujt erindërtimit nga themelet për arsimin në vend.