Nostalgji, të moshuarit shohin çdo ditë shtëpinë e shembur, nusja: Kërkojmë ndihmë për rindërtimin

Telhat Zeneli dhe pse i moshuar dhe më probleme shëndetësore shkon çdo ditë të shohë shtëpinë e tij shëmbur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nusja e shtëpisë thotë se çdo ditë shpresa e 81-vjeçarit është që të shoh mos shteti i ndihmon në rindërtimin e banesës, e cila është shkatërruar krejtësisht.

Kjo është shtëpia e Telhat Zenelit e shkatërruar krejtësisht si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Nusja e shtëpisë tregon tmerrin që përjetuan të martën e asaj nate.

"Jetonim 5 veta nëmomentin e tërmetit, kuzhina lart është prishur fare nuk rrihet. Edhe dhoma egjumit.Në kuzhinë ku ra tërmeti kanë qenë dy pleqtë dhe kunati."

Nga shteti nuk kanë marrë asnjë ndihmë por janë ende në pritje.

"Vinë dhe i verifikojnë, asgjë deri tani. As çadër jo. Shteti dhe komuna duhet të marrin masat."

Që prej nëntorit, Telhati me bashkëshorten dhe pjestarët e tjerë kanë shkuar tek djali tjetër.

"Jetojmë te kunati tani."

Nusja e shtëpisë Manjola shprehet se endrra e vjerrit të saj është ta rindërtojë sërish shtëpinë dhe nga malli shkon çdo ditë për ta parë.

"Edhe tani qajnë,ëndrra e pleqve është të kthehen në shtëpinë e tyre. Çdo ditë shkojnë nga njëorë për të parë shtëpinë.Kemi mbetur si emigrantë në rrugë".

35-vjeçarja,nusja e shtëpisë, kërkon një zgjidhje pasi nuk mund të jetojë më tek tëafërmit.