Denoncimi i "BOOM", PD: Veliaj të hetohet për krim institucional, fshehu infektimin në kopsht
Duke marë shkas nga emisioni "BOOM" në Rtv Ora, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të vërë para përgjegjësisë ligjore kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që fshehu faktin e infektimit të një punonjëseje me Covid. Nga kopshti "Katër stinët", zëdhënësja e selisë blu tha se duke fshehur këtë rast, Veliaj vuri në rrezik jetën e fëmijëve
PDka akuzuar këtë të shtunë kreun e Bashkisë, Erion Veliaj, që ka urdhëruarfshehjen e një rasti me Covid nëkopshtin "Katër stinët".
Parakopshtit, zëdhënësja Ina Zhupa tha se Veliaj ka bërë një krim institucional.
Zhupa: Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg.
PDmori si shembull emisionin investigativ "BOOM" në Rtv Ora për të thënëse si drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që njënga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv .
Zhupa: Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “BOOM”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre.
SipasPD-së, ISHP e ka për detyrë që pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së BashkisëTiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për tënxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi uzbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.