Thaçi takohet me Metën në Durrës para intervistimit në Hagë, me ta edhe Pacolli

Vetëm katër ditë para se të paraqitet në Hagë për intervistim,Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptareIlir Meta.

Thaçi dhe Meta janë takuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku edhe ka shtëpinë Presidenti Meta. Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

" Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese" shkruan Meta në facebook.

Veteranët e Luftës së Kosovës e quajnë të pamatur dhe orkestrim të Serbisë aktakuzën për krime lufte ngritur muajin e kaluar ndaj kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe të tjerë bashkëpunëtorëve për luftën për çlirim.

Para intervistimit në Hagë ditën e hënë, kreu i shtetit tëKosovës Thaçi  ka paralajmëruar se nësepretendimet ndaj tij merren parasysh, ai do të japë dorëheqjen për t’upërballur me krimet të cilat ai mohon t’i ketë kryer.

Lufta e Kosovës fundshekullin e kaluar u kushtoi jetën rreth15 mijë personave, mes tyre edhe gati 2,400 efektivë të UÇK-së.