Greqi, kundërshtohet ligji i protestave, gaz lotsjellës ndaj demostruesve, disa të plagosur nga gurët

Sindikatatdhe qytetarë të thjeshtë kanë demonstruar në Greqi kundër një ligji tashmë tëmiratuar që kufizon madje edhe ndalon protestat e tubimet në rast se atorrezikojnë sigurinë publike. Në Athinë, nuk u shmangën as përplasjet me forcate rendit.

Miratimi në parlament i një ligji që kufizonprotestat publike në Greqi është pritur dhunshëm në rrugët e Athinës.

Të paktën 6 policë mbetën të plagosur të enjtenkur mijëra demonstrues të mbledhur paqësisht në sheshin para kuvendit, lëshuangurë dhe bomba molotov drejt forcave të rendit.

Demonstratat e shtrira në rreth 40 qytete eqyteza greke kërkuan kundërpërgjigjen e autoriteteve, të cilat nuk e kursyengazin lotsjellës ndaj grupeve më ekstremiste të përbëra nga moshat e reja.

Ligji i ri i propozuar nga qeveria futkonceptin e një zyre ndërmjetësimi që ka kompetencën të kufizojë ose ta ndalëkrejtësisht një protestë të parashikuar nëse konsiderohet se ajo rrezikonsigurinë publike, dhe mban organizatorët e saj përgjegjës për çdo dëm tëshkaktuar më pas.

Protesta e orëve të mbasdites u mbështet ngasindikata e punëtorëve.

"Jondalesave, jo terrorizmit dhe jo provokimeve. Askush nuk mund ta ndrydhë lëvizjenpopullore të punëtorëve e as revoltën e tyre."

E drejta për të protestuar njihet në kushtetutëngreke, por në seancën e së enjtes, kryeqeveritari Qirjakos Micotaqis tha se atonuk duhet të pengojnë jetën e qytetarëve të tjerë.

"Liriae dikujt për të shkuar në spital, në punë, në shtëpi ose për të dalë me fëmijëtështë po aq e shtrenjtë sa liria për të demonstruar. Në demokraci, e drejta edikujt nuk duhet të shkelë të tjerët."

Ndërsa për kryeopozitarin e Sirizës, AleksisCipras, qeveria e djathtë greke po tenton të sjellë në fuqi një ligj fashist nëkohën kur qytetarët duan të reagojnë publikisht për politikat ekonomike tëadministratës Micotaqis teksa vendi përballet me një periudhë pandemie.

"Mendojmëse ky juaji është një veprim reaksionar, një çarje institucionale e demokracisëme qëllimin final goditjen e të drejtës kushtetuese për të protestuar, për tëtubuar dhe demonstruar."

187 nga 300 deputetët e parlamentit grekë dhanë miratimin për legjislacionin e ri për protestat, ndërkohë që kritikave politike në vend iu bashkua të enjten edhe organizata për të drejtat e njeriut, "Amnesty International", duke e quajtur nismën në shkelje të dispozitave ndërkombëtare.