Të hënën Thaçi intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

Ditën e hënë (13 korrik) presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do tëintervistohet nga prokuroria Speciale në Hagë.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook,duke shtuar se së bashku me disa luftëtarë të tjerë do të përballet me dinjitetme drejtësinë ndërkombëtare.

Thaçi: Qytetarë të nderuar të Republikës sëKosovës, në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan medrejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi,EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë,bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krimelufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuarnga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë tëRepublikës së Kosovës, më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për nëHagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sabashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet medrejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me tëcilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar,bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucionejanë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s,Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! Zoti e bekoftë Kosovën!