Maqedoni e Veriut: 163 raste të reja me Covid-19, 8 vdekje dhe 230 të shëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2020, 15:52
Vazhdonsituata e rënduarme Covid-19 nëMaqedoninë eVeriut.
Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 163 raste të reja në 1794 testime të kryera.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 8 pacientëve dhe rikuperimin e 230 të tjerëve.
Vatramë e nxehtë mbetet Shkupi, me 87 raste të reja gjatë 24 orëvetë fundit.
Viktimajanë gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacient nga Tetova.
Numrii përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisëështë 7406, numri i pacientëve të shëruar është 3554, numri i vdekjeve është359, dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 3493.