Kosovë, protesta kundër aktakuzës, veteranët e luftës, ish-të burgosur ngrihen në gjithë vendin
Veteranët e Luftës sëKosovës e quajnë të pamatur dhe orkestrim të Serbisë aktakuzën për krime luftengritur muajin e kaluar ndaj kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe të tjerë bashkëpunëtorëvepër luftën për çlirim.
Veteranë të Luftës dhe ish-të burgosur politikë të Kosovësprotestuan të enjten në Prishtinë dhe qytetet e tjera kundër akuzave për krimelufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me propozim të prokurorit special në Hagë, presidenti aktualHashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 100 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-sëakuzohen për vrasje, tortura dhe ndalime të paligjshme të kryera ndaj forcavekundërshtare gjatë gjenocidit serb mbi 20 vite më parë.
Për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës dheUshtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, pretendime të tilla i bëjnë një padrejtësi tëmadhe shtetit të Kosovës dhe luftës së drejtë të tij për liri.
“Veprimi i prokurorit është i pa matur dhe ipa drejtë, i cili për të ushtruar presion publik, ka lëshuar deklarata para seGjykata të konfirmoj ose rrëzoj aktakuzën e ngritur. Gjykata të tilla që janëngritur një anshëm vetëm kundër UÇK-së, të cilat e mohojnë gjenocidin...”
Nga shoqata e ish-të burgosurve politikë, Meriman Braha, kërkoinga ndërkombëtarët të vënë në punë seriozisht mekanizmat e drejtësisë edhe përkrimet e luftës të kryera realisht në Kosovë.
Ai akuzoi Gjykatën Speciale si një organ të konceptuar ngaSerbia dhe aleatët e saj të fuqishëm, se po tenton të barazojë xhelatin meviktimat.
“Ky është një shërbim i pa precedent që ibëhet një shteti që do të duhet të ishte i dënuar për gjenocid në Kroaci,Bosnjë e Kosovë ... atyre që ishin dhe që akoma janë me pozita shtetërorë tëlarta në Serbi.”
Dhomat e Specializuara e kanë dorëzuar për shqyrtim nëGjykatë aktakuzën ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Thaçit dhe Veselit.
Para intervistimit në Hagë ditën e hënë, kreu i shtetit kaparalajmëruar se nëse pretendimet ndaj tij merren parasysh, ai do të japë dorëheqjenpër t'u përballur me krimet të cilat ai mohon t'i ketë kryer.
Lufta e Kosovës fundshekullin e kaluar u kushtoi jetën rreth15 mijë personave, mes tyre edhe gati 2,400 efektivë të UÇK-së.