Vuçiç zmbrapset për shtetrrethimin
Për të dytën ditë radhazi qytetarët serbë në Beograd dhe Novi-Sad janë grupuar kundër vendimit për rivendosjen e orës policore në fundjava. Presidenti serb i cili hodhi idenë thotë se është tërhequr, ndërsa për protestat me raste edhe të dhunshme akuzon agjenturat e huaja.
Protestat qytetare në Serbi kanë detyruarpresidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç, të zmbrapset nga vendimi për tërikthyer gjendjen e shtetrrethimit gjatë fundjavave në kryeqytet.
Pasi u vunë zjarrin makinave dhe tentuan tëhyjnë me forcë brenda parlamentit një ditë më parë, demonstruesit e mbështeturnga opozita tubuan sërish të mërkurën, duke me hedhur me raste gurë ndajpolicisë e duke bërë thirrje për dorëheqjen e kreut të shtetit.
Përplasjet këtë radhë u shtrinë edhe nëqytetin verior të Novi-Sadit, ku forcat e rendit edhe një herë u desh të përdoringaz lotsjellës për të kontrolluar grupet e irrituara qytetare.
Në një konferencë të posaçme për shtyp, Vuçiçnjoftoi se nuk do të zbatohet vendimi për shtetrrethimin e Beogradit në orare tëcaktuara pa u rishpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa apeloi për qetësidhe ndalje të tubimeve pasi po rrezikohet përhapja më tej e infeksionit.
Ai gjithashtu aludoi se revolta antiqeveritaremund të jetë nxitur nga shërbime informative të caktuara rajonale përposforcave ultradjathtiste.
"Një pjesë e sigurisë tonë nuk ka funksionuar si duhet, por kemi mësuar edhe se aktorë ndërkombëtarë, jo vetëm kriminelë, por shërbime inteligjente të huaja, kanë dhënë dorën e tyre në problemet tona të brendshme."
Protestuesit në Serbi akuzojnë lidershipin përsituatën e rënduar epidemiologjike, duke e mbajtur qeverinë përgjegjëse përheqjen tërësore të masave antikovid muajin e kaluar, për mbajtjen e zgjedhjeveparlamentare në mesin e pandemisë dhe për lejimin e lojërave sportive masive sitenisi apo futbolli para mijëra tifozëve, duke zhbërë impaktin e karantinësdisajavore.
"Nuk e di ç'të them, kjo pakënaqësi e njerëzve është normale pas gjithë atyre që kanë ndodhur. Për sa i përket shkatërrimit të Beogradit, veprimet ekstreme askush nuk i pranon."
"Mendoj se vendimtar ishte vendimi për rivendosjen e shtetrrethimit. Njerëzit nuk duan të mbyllen në shtëpitë e tyre, siç u vu re edhe në muajt e kaluar."
Serbia një ditë më parë konfirmoi një rekord tëri prej 357 rastesh të reja pozitive dhe 11 viktima më shumë brenda ditës, tëcilat e rritën në 341 bilancin zyrtar të jetëve të humbura.