Në kërkim të viktimave të Srebrenicës, zyrtarët serboboshnjakë refuzojnë ta quajnë gjenocid
Në prag të përvjetorit të masakrës e Srebrenicës,25 vite më retorika politike dhe nacionalizmat vijojnë të mbajnë të ndarëboshnjakët rreth ngjarjes më tragjike të fundshekullit të kaluar. Një nga tëmbijetuarit tregon si ai po ndihmon të gjenden eshtrat e qindra viktimave tëkohës.
Bosnjë-Hercegovina kujton të shtunën25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.
8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë mbetënviktima të gjenocidit më të rëndë në Europën moderne, që nisi më 11 korrik 1995nën urdhrat e komandantit Ratko Mladiç, me mbështetjen e ish-presidentit serb,Slobodan Milosheviç dhe homologut serboboshnjak, Radovan Karaxhiç, të tre të dënuarmë vonë për krime lufte.
Një nga të mbijetuarit e dhunës, Ramiz Nukiç,thotë se i ka vënë vetes mision të gjejë eshtrat e çdo bashkëvuajtësi të tij tëhedhur në varret masive afër pyjeve përqark Kamenicës.
59-vjeçari, baba i pesë fëmijëve, tregon seprej 15 vitesh synon të zbulojë kockat e të atit, xhaxhait dhe dy vëllezërve.
Instituti boshnjak për Personat e Humbur me tëcilin ai bashkëpunon ka mundur me ndihmën e tij të identifikojë gjenetikishtrreth 300 meshkuj të vrarë nga trupat serboboshnjake në 1995-ën.
"Kam bërë të lumtura shumë nëna që kërkonin familjarët e humbur. I kam premtuar vetes se deri sa të gjej çdokënd, nuk do të resht së kërkuari."
Rreth 40 mijë myslimanë boshnjakë më shumë sedy dekada më parë po strehoheshin në një kamp të ngritur nga Kombet e Bashkuaranë Srebrenicë kur ata u sulmuan nga ushtria.
Gratë dhe fëmijët u ndanë nga meshkujt dhe unisën me autobus, ndërsa burrat dhe djemtë u vranë, dhe të tjerët që tentoninarratisjen nga pyjet, u kapën dhe u ekzekutuan.
Nukiç ishte një nga 15 mijë të arratisurit qëthotë se i kujtohen ende ato ditë të kobshme.
"E kam të vështirë sa herë vij këtu. Dëgjoj britmat, ulërimat, thirrjet për ndihmë, dhe më kthehen kujtimet. Sidoqoftë, mundohem t'i heq nga mendja dhe të gjej kockat me mendimin se një tjetër nënë e lumtur do ma lehtësojë disi shpirtin. Këtu jemi në Bukvën famëkeqe ku u vranë rreth 1 mijë veta."
Në vitin 2010, parlamenti serb miratoi njërezolutë ku kërkohej ndjesë pse nuk ndërhyri në kohë për të parandaluartragjedinë në Srebrenicë ndaj myslimanëve boshnjakë, por edhe sot vendi dhezyrtarët serboboshnjakë në Bosnjë-Hercegovinë refuzojnë ta quajë ngjarjengjenocid.
Ndërkohë aktivitetet për përvjetorin e sivjetëmtë masakrës në Srebrenicë dhe në qendrën përkujtimore të Potiçarit pritet tëjenë më të kufizuara për shkak të situatës me pandeminë.