Problemet e transportit publik, Shijaku: Humbje të mëdha ekonomike, mund të pezullohet sërish
Prej 5 ditësh tashmë transporti publikka vijuar punë, por mesa duket jo më si më parë.
Numri i qytetarëve që e kanë përdorurkëtë shërbim ka qenë shumë i vogël, kjo jo vetëm për shkak të urdhrit tëautoriteteve për uljen e kapaciteteve por edhe nga frika e qytetarëve për shkaktë koronavirusit.
Në një intervistë për Ora News, njëprej përfaqësuesve të Transportit Publik, Ervin Shijaku nuk e ka përjashtuarmundësinë e ripezullimit të këtij shërbimi për shkak të humbjeve të mëdha tëoperatorëve.
Ai u shpreh se i janë drejtuar me njëkërkesë Bashkisë Tiranë që të administrojë linjat e transportit urbankryeqytetas të paktën deri në fund të këtij viti.
Ervin Shijaku: Prej 5ditësh transporti urban ka filluar në kryeqytet. Po monitorohet nga afër tëgjitha masat që janë ndërmarrë për covid-19. Aktualisht në këto momentetransporti po vijon me një numër shumë të kufizuar qytetarësh po ashtu edhe ngafrika e qytetarëve nga thirrja e vazhdueshme e autoriteteve shëndetësore për tëshmangu shërbimin publik. Momentalisht të gjithë operatorët po përballen mehumbje të mëdha ekonomike për shkak të numrit shumë të vogël të qytetarëve që epërdorin shërbimin.
Nuk duam të ndërpresim transportin public porqytetarët janë të frikësuar. Kemi humbje shumë të mëdha ndaj po mendojmëripezullimin,..Kemi pasur 518 mijë lekë humbje brenda një dite ndërsa të gjithëoperatorët kanë një humbje prej 4.6 mln lekësh në ditë. Për 6 muajt e ardhshëm,humbja pritet të kapë shifrën e 15 mln eurove. Ne i kemi kërkuar Bashkisë sëTiranës që të administrojë linjat e transportit publik deri në fund të këtijviti.