Rama ironizon Bashën: Nuk të bëj dot Kryeministër, se nuk jam populli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur medeklaratat e kreut të PD-së Basha sipas të cilit listat e hapura u japin mundësioligarkëve dhe kriminelëve të futen në Kuvend por edhe për ofertën që Bashapretendoi se i ka bërë Rama për heqjen e koalicioneve.

"Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë" shkruan Rama në twitter.

Më herët Basha ndërsa akuzoi Ramën se qëllimi i tij nuk janë listat e hapura por heqja e koalicioneve parazgjedhore për të mos u përballur me opozitën e bashkuar në zgjedhje, deklaroi se Kryeministri i ka dërguar për një muaj rresht ndërmjetësit e tij me një ofertë për kryeopozitarin.

Basha: Për një muaj e gjysmë Edi Rama ka dërguar çdo ditë ndërmjetësit e tij pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh.Ti Kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit, merakoset vetëm për pushtetin e tij. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur Shqipërinë siç ka bërë në këto 7 vite e gjysmë.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Bashëska frikë të përballet me koalicionin opozitar në zgjedhjet e ardhshme, Ramathotë:

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quanLB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lërisharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja nëhumbje.